Njoftim - “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2025-2026
Në zbatim të shkresës nr.5339/1 prot., date 30.08.2024 , në mbështetje të urdhërit nr.100 datë25.02.2022 e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për miratimin e rregullores për organizimin dhe zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”,për vitin shkollor 2025-2026 , ZVAP Durrës shpall afatet e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet platformës e-albania, në periudhën e dytë në datat 01.12.2025-12.12.2025, ora 24 00. Kandidatët për zhvillimin e praktikës profesionale duhet të ngarkojnë në platformën e aplikimit online, dokumentat si më poshtë:
1.shtojca nr.5,’Formulari i aplikimit’
2.Bachelor+listë notash,
3.Master+listë notash,
4.Raport mjeko- ligjor
5.Dëshmi Penaliteti
6.Jetërshkrimi i praktikantit
Shënim:Dokumentat janë të detyrueshme dhe duhet të jenë te skanuara nga origjinali.


