Në vijim të shkresës nr. 1790 prot., datë 11.07.2025, me temë: “Për realizimin e procedurave të konkurrimit të kandidatëve për mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë dhe të mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës”, ju informojmë se, për rastet kur nuk paraqiten aplikime sipas pikës 14 të Urdhrit nr. 463, datë 30.08.2024, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Për përcaktimin e kritereve për miratimin e mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë dhe të mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, ZVAP Durrës hap procedurat për përzgjedhjen për mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë dhe mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës sipas pikës 15 të të njëjtit urdhër.

