Njoftohen të giithë të interesuarit që duan të aplikojnë në sezonin e XVII-të (sezoni i radhës) të provimit të shtetit në mësuesi për marrjen e licencës së mësuesit, se dorezimi i dokumentave pranë Sektorit të Monitorimit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional ZVAP Durrës bëhet nga data 07.03.2022 deri në datën 11.03.2022, nga ora 09:00 deri në orën 13:00." Kushtet që duhet të plotesojnë pjesmarrësit, formulari i aplikimit, deklarata e gjëndjes gjygjësore dhe kërkesa për riregjistrim janë të afishuara pranë ZVAP, por mund ti gjeni dhe pranë shkollave. Dokumentat e listuara në formularin e aplikimit duhet të jenë të gjitha përndryshe nuk pranohet dosja. Dokumentat do te dorezohen vetëm nga kandidati dhe jo persona të tjerë. Nuk do te pranohen dokumenta jashtë afateve të përcaktuara.
Bashkëlidhur njoftimi i ZVAP dhe shkresa Nr. 1451 Prot datë 03/03/2022 nga MAS.
https://app.box.com/s/k6j014drqu75nzxuptrnfeqs1sh4b7k9
https://app.box.com/s/ftpihfbr1v3oan00ndp0bn5y80lsk7pf