Atmosfera e festave ndjehet kudo në shkollat e qytetit të Durrësit. Mjediset e shkollave u zbukuruan nga vetë nxënësit me vizatime e punime duke sjellë atmosferën kuq e zi të Nëntorit të Pavarësisë dhe Çlirimit!
Nxënësit organizuan koncerte festive me interpretime në këngë e recitime të ndryshme kushtuar atdheut, si edhe dramatizime pjesësh që sillnin jehonën e atyre viteve.
Performanca e shkëlqyer e tyre zgjoi edhe njëherë ndjenjën e atdhedashurisë..
Falenderime për të gjithë drejtuesit e IA-ve, mësuesit, nxënësit dhe prindërit që organizuan dhe mbështetën këto aktivitete.
Gëzuar Shqipëri!