Atmosfera e festave ndjehet kudo në shkollat e  qytetit të Durrësit. Mjediset e shkollave u zbukuruan nga vetë nxënësit me vizatime e punime duke sjellë atmosferën kuq e zi të Nëntorit të Pavarësisë dhe Çlirimit!


Nxënësit organizuan koncerte festive me interpretime në këngë e recitime të ndryshme kushtuar atdheut, si edhe dramatizime pjesësh që sillnin jehonën e atyre viteve.


Performanca e shkëlqyer e tyre  zgjoi  edhe njëherë ndjenjën e atdhedashurisë..

Falenderime për të gjithë drejtuesit e IA-ve, mësuesit, nxënësit dhe prindërit që organizuan dhe mbështetën këto aktivitete.


Gëzuar Shqipëri!