Stampa
Visite: 412
Mbrojtja e mjedisit ♻️ duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjithë shoqërisë në tërësi jo vetëm e institucioneve.
 
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Durrës në bashkëpunim me RIVER CLEANUP e nisi këtë projekt edukues me shkolla? ku impakti nxënës-mësues-prind është më i afërt dhe më i ndjeshëm, tek fëmijët më të vegjël, që bindin më shpejt të rriturit të bashkëpunojnë! ?
 
Edukimi si një mision në vazhdim për pastrimin e lumenjve nga ndotja plastike, është përshëndetur zyrtarisht si bashkëpunim midis Themeluesit e Liderit të @rivercleanup, Thomas de Groote, Zyrës Vendore Arsimore Durrës, Drejtorit Jonida Matohiti dhe @rivercleanup, Bruksel.
 
Shkollat pjesëmarrëse të këtij projekti janë :
 
?1. “14 Nëntori” Durrës,
?2. “Eftali Koçi” Durrës,
?3. “Njazi Mastori” Sukth,
?4. “Shaqe Mazreku” Durrës,
?5. “Vinçenc Prendushi” Durrës,
?6. “Abedin Dino” Durrës-Plazh,
?7. “Bajram Curri” Durrës-Plazh,
?8. “Kushtrimi i Lirisë” Durrës.
?9. “Ibrahim Kodra” Durrës,
 
Së bashku ne pastrojmë, edukojmë dhe transformojmë.
 
Pastro lokalisht, festo globalisht. ?
 
Qëllimi: Mbledhja dhe riciklimi i plastikës nga institucionet e edukimit, si një mision në vazhdim për të mbrojtur natyrën nga plastika, Kepin e Rodonit, Detin Adriatik si pjesë të ekosistemit të Mesdheut, Oqeanin, Globin.
 
RIVER CLEANUP sëbashku me ZVAP Durrës do punojnë për ta kthyer edukimin me vepra në mbrojtje të natyrës, shembull për të gjitha shkollat e Shqipërisë!
 
May be an image of 8 people, people standing, outdoors and text